E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Trump gati të shpallë emergjencën për kufirin me Meksikën: Më mirë ta bëjmë me çelik sesa beton

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëron shpalljen e emergjencës kombëtare për të ndërtuar një mur në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës pa pasur nevojë për miratimin e Kongresit.

 

Reklamë

Kjo deklaratë erdhi pasi ai u takua me demokratët, të cilët refuzuan kërkesat e tij për financim.

 

Reklamë

 

Donald Trump:

Mund ta bëj, mund ta quajmë një emergjencë kombëtare dhe ta ndërtojmë atë shumë shpejt.Kjo është një mënyrë tjetër për ta realizuar. Unë mendoj se mund të ndërtojmë një mur çeliku ne vend te një muri betoni. Jam shume krenar për çka po bej. Kjo është ajo qe duhet bere për sigurinë e vendit.

 

 

Ndërtimi i një muri kufitar ishte një ndër premtimet kryesore të fushatës presidenciale te Donald Trump në vitin 2016-te dhe mesa duket ai nuk ka hequr dorë.

 

Sipas shefit te shtëpisë se bardhe në Shtetet e Bashkuara janë më shumë se 35 milionë emigrantë të paligjshëm.

 

Ndërkohë, 800 mijë punonjës federalë punojnë pa pagesë për shkak të mbylljes së pjesshme të qeverisë që nga 22 dhjetori.

 

 

Më shumë video

Reklamë