Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur optimist për bisedimet me Korenë e Veriut.  Gjatë një bisede telefonike me udhëheqësin e Seulit Moon Jae In, Trump ka theksuar se është i hapur për bisedime më vendin komunist, por ato do të mbahen në kohën e duhur.

 

Presidenti amerikan, në një deklaratë për media theksoi gjithashtu se shpreson që bisedimet me Phenianin ta çojnë drejt një suksesi jo vetëm për vendin, por për të gjithë botën.

 

Ndërsa në një deklaratë të zyrës së presidentit te Koresë se Jugut pas bisedës telefonike, thuhet se “Shtetet e Bashkuara janë të hapura, nëse Koreja e Veriut dëshiron të bisedojë”.

 

Biseda mes dy presidentëve vjen vetëm pak dite pasi dy Koretë zhvilluan bisedime të nivelit të lartë për pjesëmarrjen e vendit komunist në lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen muajin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *