Skenat tragjike gjatë pushtimit të ndërtesës së kongresit amerikan përmbyllën një periudhë pas zgjedhore tejet të tensionuar. Fatkeqësisht numri i viktimave shkoi në pesë pasi një oficer policie i Kongresit ndërroi jetë nga plagët e marra gjatë përplasjeve me protestuesit.

Presidenti Donald Trump në daljen e tij më të fundit dënoi dhunën e ushtruar në Capitol hill duke thënë se të gjithë ata që kanë thyer ligjin, do të përgjigejn para drejtësisë.

 

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA

“Si të gjithë amerikanët, edhe unë jam shumë i zemëruar nga dhuna, si dhe shkelja e ligjit dhe rendit. Kam vendosur menjëherë në gatishmëri një forcë të gardës kombëtare dhe një forcë të ligjit federal që të sigurojnë ndërtesën. Amerika është dhe gjithmonë duhet të jetë një komb i ligjit dhe rendit. Demonstruesit që u infiltruan në capitol kanë sfiduar demokracinë amerikane. Të gjithë ata që kanë nxitur dhunën dhe shkatërrimin, nuk përfaqësojnë vendin tonë.”

 

Presidenti në largim pranoi humbjen në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe garantoi se do të sigurojë një kalim të qetë e të sigurt të pushtetit.

 

“Kongresi tashmë ka certifikuar rezultatin. Një administratë e re do të inaugurohet në 20 janar. Fokusi im tani është sigurimi i një tranzicioni të qetë dhe të rregullt të pushtetit. Të gjithë qytetarëve të vendit tonë ju them se të shërbeja si presidenti juaj, ka qënë nderi më i madh i jetës. Dhe të gjithë mbështetësve, e di se jeni te zhgënjyer por dua që ta dini se udhëtimi ynë i jashtëzakonshëm sapo ka filluar. “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *