E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump fton presidentin Putin në Shtëpinë e Bardhë

 

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka ftuar homologun e tij Vladimir Putin të vizitojë shtëpinë e bardhë. Mediat ruse, duke cituar zyrtare te këtij vendi shkruajnë se Trump ka propozuar që takimi të mbahet në shtëpinë e bardhë në Uashington. Lajmi për takimin është konfirmuar edhe nga shtëpia e bardhë. Zëdhënësja Sarah Sanders tha për mediat se Trump e ftoi Putin gjatë bisedës telefonike me 20 mars, kur e uroi për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Pavarësisht tensioneve mes dy vendeve për helmimin e ish-agjentit rus në Britaninë e Madhe dhe dëbimin e ndërsjellë të diplomatëve amerikanë dhe rus, vendimi i Trump për të takuar homologun e tij Vadimir Putin në shtëpinë e bardhë, nuk ka ndryshuar.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë