Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pritet te mbaje sot fjalimin e shumëpritur drejtuar kombit amerikan.

 

Fjalimi ne kongres vjen pas një viti si president i SHBA-ve dhe është i dyti pas inaugurimit të tij në muajin shkurt të 2017-ës.

 

Sipas Kushtetutës, presidenti do të informojë Kongresin mbi situatën aktuale të SHBA-ve, traditë kjo që daton që nga viti 1913.

 

Fjalimi do t’i japë njëherësh mundësinë Doland Trump të paraqesë axhendën e tij për vitin e ardhshëm.

 

Mendohet se shefi i shtëpisë se bardhe do të flasë për planin strategjik “Amerika e Para”, ecurinë e ekonomisë, infrastrukturën, emigracionin, tregtinë dhe sigurinë kombëtare.

 

Por, nuk përjashtohet as mundësia që Trump ta paraqesë veten si “viktimë” e raportimeve të rreme të mediave dhe “gjuetisë” së Prokurorit Special Robert Mueller, për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-s.

 

Megjithatë, fjalimi mbrëmjen e kësaj të marte, mund të hedhë dritë mbi planet e ardhshme të administratës amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *