Pas me shume se nje muaji te trazuar ne detyre, presidenti amerikan Donald Trump mban kete te marte fjalimin e tij te pare përpara Kongresit. Ai do te fokusohet ne premtimet e bëra dhe urdhrat ekzekutive te firmosura gjate këtyre javëve ne krye te Shtëpisë se Bardhe. Fjalimi vjen ne nje moment te rendesishem, kur ai po përgatitet te zbatoje axhenden e tij dhe po paraqet propozimet per projektbuxhetin e vitit 2018.
Trump ka kërkuar një rritje vjetore prej 54 miliard dollarësh për shpenzimet e mbrojtjes, duke e përshkruar rritjen prej 10 përqind te buxhetit per mbrojtjen, si një ngjarje historike e qe do ta beje Amerikën me te sigurte. Por plani i tij synon shkurtime te fondeve per Departamentin e Shtetit dhe Agjencisë per Mbrojtjen e Ambientit. Këto qëndrime janë kundërshtuar nga me shume se 120 gjeneralë ne pension, qe kërkojnë nga Kongresi te mbështesë diplomacinë amerikane dhe ndihmat jashtë vendit, pasi keto programe jane te rëndësishme per sigurinë e SHBA.
Ndërkaq, Trump beson se paraardhësi i tij Barack Obama është përgjegjës për rrjedhjen e informacionit brenda administratës së tij, qe dëmtojnë sigurinë kombëtare, por edhe per protestat kundër republikaneve. Në një intervistë për rrjetin Fox News, ai tha se njerëzit e Obames janë shkaktarët e këtyre trazirave. Megjithatë, Trump nuk dha asnjë provë për këtë pretendim.





