E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump fiton edhe Indianën

Ilustrim · Vizion Plus

Tashme asgjë nuk mund ta ndale Donald Trump ne rrugën drejt kandidimit per Shtëpinë e Bardhe. Multimiliarderi nga radhët e republikaneve arriti fitore ne zgjedhjet ne Indiana dhe ka 1047 delegate nga 1237 qe i nevojiten per konventën e muajit korrik. Humbja e detyroi rivalin e tij, senatorin e Teksasit, Ted Cruz te tërhiqet nga gara.

“Qe nga fillimi e kisha thëne se do te vazhdoja per sa kohe do te kishte nje rruge te suksesshme drejt fitores. Me vjen keq ta them, por me sa duket ajo rruge është përjashtuar. Ne dhamë gjithçka, por votuesit zgjodhën nje tjetër rruge”.

Trump ka përballe vetëm kandidatin tjetër John Kasich, por ai ka siguruar 153 delegate dhe ne garat ne shtetet e mbetura nuk ka gjasa te arrije Trump.

“Ne arritëm nje fitore te jashtëzakonshme. E shihja se po ecnim shume mire dhe duket si një fitore masive. Cruz ishte nje konkurrent i forte dhe nje djalë i zgjuar”.

Ne kampin demokrat, Bernie Sanders fitoi përballe Hillary Clinton, por ai është ende prapa saj me rreth 800 delegate me pak. Sipas rezultateve te deritanishme, Trump dhe Clinton duket se do te jene dy kandidatet qe do te përballen ne zgjedhjet presidenciale te nëntorit.

 

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh