Presidenti amerikan Donad Trump ka firmosur anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Këtë të martë, ai njoftoi senatin për vendimin, ndërsa lajmin e konfirmoi Shtëpia e Bardhë. Muajin e kaluar senati amerikan i dha mbështetje anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, me synimin për t’i dërguar një mesazh të qartë Rusisë, se Shtetet e Bashkuara do t’u kundërvihen përpjekjeve të Moskës, për të shtuar ndikimin e saj në Ballkan.

 

Firma e Presidentit ishte hapi i fundit për ratifikimin e anëtarësimit nga Shtetet e Bashkuara. Tani vetëm parlamenti i Spanjës duhet te ratifikoje anëtarësimin që Mali i Zi të hyjë zyrtarisht në NATO. Trump e njoftoi vendimin një ditë përpara takimit në Shtëpinë e Bardhë me shefin e NATO-s, Stoltenberg. Ne takimin e aleancës ne muajin maj, pritet që për herë të parë Mali i Zi të jetë anëtar me të drejta të plota.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *