Subscribe

Presidenti amerikan Donald Trump ka fajësuar demokratet per bllokimin e projektligjit te tij për reformën shëndetësore. Te dyja dhomat e Kongresit kontrollohen nga Partia Republikane e Trump, por përsëri te premten projektligji u tërhoq nga votimi, pasi nuk mund te siguronte votat e nevojshme.

 

Duke folur per “Washington Post”, Trump tha: “Nuk arritëm te siguronim qofte edhe nje vote demokrate dhe ishim pak te turpshëm, kështu qe ne tërhoqëm projektligjin.”

 

Tërheqja nga votimi ne minutat e fundit cilësohet si nje goditje e rende për presidentin, pasi zhbërja dhe zëvendësimi i “Obamacare” ishte nje nga premtimet kryesore te fushatës se tij.

 

Drejtuesi i dhomës se deputeteve, Pol Rajan tha se ai dhe presidenti vendosen ta tërhiqnin projektligjin, pasi ai nuk do te merrte minimumin e 215 votave republikane per t’u miratuar. Kjo per shkakun se 28 deri ne 35 republikane mendohet te jene kundër dokumentit te paraqitur nga administrata Trump, qe tashme është etiketuar si “Trumpcare”.

 

Gjithashtu ai nuk gëzon mbështetjen e publikut, pasi sipas sondazheve vetëm 17 perqind janë shprehur pro tij.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *