E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 4 minuta më parë
Bota

Trump emëron Sean Duffy si administrator të përkohshëm të NASA-s, refuzon aleatin e Musk

Sean Duffy

Donald Trump ka emëruar Sekretarin e Transportit, Sean Duffy, si administrator të NASA-s, gjashtë javë pasi miliarderi Jared Isaacman,  një aleat i Elon Musk, tërhoqi kandidaturën e tij për këtë pozicion.

Presidenti njoftoi emërimin në platformën Truth Social të mërkurën.

Ai lavdëroi punën e Duffy-t në sektorin e transportit dhe tha se do të ishte “një udhëheqës fantastik i NASA-s, një agjenci hapësinore gjithnjë e më e rëndësishme”.

Duffy, i cili do të mbajë pozicionin e tij në kabinet ndërsa drejton NASA-n, shkroi në X: “Jam i nderuar që e pranoj këtë mision. Është koha për të pushtuar hapësirën. Le të fillojmë.”

Reklamë

Isaacman, i cili ka fluturuar në misione të shumta me SpaceX të Elon Musk, u pa gjerësisht si zgjedhja e miliarderit për të drejtuar NASA-n, raporton Guardian.

Megjithatë, Trump tërhoqi nominimin e tij në maj.

Ky ndryshim vjen pas përplasjes publike mes Trump dhe Musk.

Emërimi i Duffy-t vjen në një kohë kur NASA po përballet me një krizë të madhe, pasi administrata Trump ka propozuar shkurtime për agjencinë nga 7.33 miliardë dollarë në 3.9 miliardë dollarë në vit.  Si rezultat, rreth 900 punonjës të NASA-s u larguan në shkurt./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë