E premte, 25 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump emëron mikun e tij Thomas Barrack si ambasadorin e ardhshëm në Turqi

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump emëroi dje mikun e tij Thomas Barrack, si ambasador të ardhshëm të SHBA në Turqi.

Në të kaluarën Barrack kishte postin e kreut të komitetit organizativ për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45-të të SHBA-së.

Ai u ndoq penalisht në vitin 2021 për lobim të padeklaruar, ose ndryshe përfaqësim i interesave të veçanta, në dobi të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe u lirua në vitin 2022.

Zgjedhjet e presidentit aktual amerikan për postet e ambasadorëve në përgjithësi i nënshtrohen miratimit të Senatit, i cili, kur Trump të bëjë betimin dhe të marrë detyrën, do të kontrollohet nga republikanët.

Reklamë

“Tom Barrack është me përvojë dhe i respektuar“, tha Trump përmes platformës Truth Social.

Donald Trump ka caktuar njerëz nga rrethi dhe familja e tij në pozita me përgjegjësi në qeverinë e tij që po formohet.

Trump emëroi si këshilltar special për çështjet arabe dhe të Lindjes së Mesme, biznesmenin e njohur amerikano-libanez, Mashad Boulos, njëkohësisht dhe vjehrri i vajzës së tij, Tiffany./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë