E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump emëron gjeneralin Kelly shef të Shtëpisë së Bardhë

Gjenerali në pension John Kelly, do të zëvendësojë Reince Priebus, si shef kabineti në Shtëpinë e Bardhë. Vendimi i presidentit Trump erdhi pas disa ditë tensionesh publike mes Priebus dhe drejtorit të ri të komunikimit, Anthony Scaramucci. Kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi të premten pasdite nëpërmjet Tweeter-it, se kishte emëruar sekretarin e sigurisë kombëtare gjeneralin John Kelly,  si shef kabineti. Kelly, i cili ka një karrierë 40-vjeçare me trupat e marinsave dhe ka qenë sekretari i sigurisë kombëtare në kabinetin Trump për shtatë muajt e presidencës,  e fillon punën zyrtarisht të hënën, më datë 31 korrik. Ai do të jetë gjenerali i dytë ushtarak, që do të shërbejë si shef ikabinetit të Shtëpisë së Bardhë.

 

Reklamë

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë