E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump e Putin shtrëngojnë duart në Hamburg

Këto janë momentet e takimit te pare mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.

 

Trump e quajti një “nder” takimin me shefin e Kremlinit dhe tha se pret qe të ndodhin gjëra pozitive në marrëdhëniet midis dy vendeve.

 

Reklamë

“Putini dhe unë kemi diskutuar gjëra të ndryshme dhe mendoj se po ecën shumë mirë. Ne kemi patur disa biseda shumë të mira, do të kemi një diskutim tani dhe padyshim që do të vazhdojë. Ne shpresojmë që shumë gjëra pozitive do të ndodhin për Rusinë, për Shtetet e Bashkuara dhe për të gjithë të interesuarit. Dhe është një nder të jem me ju.”

 

Edhe Putin u shpreh i gatshëm per forcimin e bashkëpunimit mes Moskës dhe Uashingtonit.

 

“Nëse duam të zgjidhim çështje bilaterale dhe akute ndërkombëtare, patjetër që kemi nevojë për takime personale. Jam i kënaqur që jam në gjendje t’ju takoj personalisht z. President, dhe unë shpresoj – siç keni thënë – se takimi ynë do të japë rezultate pozitive.”

 

Takimit mes dy krerëve te shteteve i parapriu nje shtrëngimi duarsh gjate pritjes se organizuar nga kancelaria gjermane Merkel per udhëheqësit botërore qe marrin pjese ne samitin e G20.

 

Në ditën  e pare te punimeve të samitit Trump është takuar edhe me presidentin meksikan Nieto ku është diskutuar per ndërtimin e murit.

 

Ne samitin dy ditor diskutohet per refugjatët, luftën ndaj terrorizmit e sigurinë, kundërshtimin e marrëveshjes se klimës nga SHBA, por edhe për çështje te tjera. Vetë mikpritësja, kancelaria e gjermane është përpjekur që t’i ulë pritshmëritë nga ky event, duke paralajmëruar që të mos shpresohet në ndonjë mrekulli, apo marrëveshje epokale.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë