Në kontaktin e tyre të parë telefonik pasi shtetet e bashkuara bombarduan nje baze ajrore ne Siri, presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë rënë dakord parimisht mbi idenë e armëpushimit në Siri si dhe për krijimin e të ashtuquajturave “zona të sigurta për qytetarët”.

 

Dy liderët kanë diskutuar gjerësisht mbi mënyrën se si mund të gjendet një linjë e përbashkët pasi konflikti është i tejzgjatur dhe ka sjellë pasoja shkatërrimtare për miliona banorë. Si Shtëpia e Bardhë ashtu edhe Kremlini, në komunikimet e tyre për mediat, e cilësuan bisedën pozitive, ndërsa mësohet se palët kanë folur edhe për rakordimin e takimit të parë ballë për ballë mes Trump dhe Putin.

 

Dy liderët janë shprehur pro diskutimeve të vecanta gjatë samitit te G20, i cili do të mbahet në Hamburg të Gjermanisë, në datat 7 dhe 8 Korrik. Pjese e bisedës telefonike ishte edhe lufta kundër terrorizmit, por edhe programi bërthamor i Koresë se Veriut. Ne kete drejtim, kreu i Shtëpisë se Bardhe ka kërkuar mbështetjen e Putinit per gjetjen e zgjidhjes me te mire te mundshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *