Subscribe

Dy rivalet per president te SHBA, Donald Trump dhe Hillary Clinton jane përplasur per nje nga çështjet kryesore te fushatës se tyre elektorale, sigurinë kombëtare. Dhe jashtë vëmendjes nuk mbeti as beteja kundër Shtetit Islamik, per te cilën Trump, sheh presidentin rus Putin si aleat.

Donald Trump: Rusia nuk e do ISIS. A nuk do te ishte me mire nese bashke me Rusine do ta mposhtnim ate? Mund te krijonim nje front te përbashkët kundër grupit terrorist. Hillary Clinton ben te forten me Rusine dhe me pas largohet. Putin e sheh dhe qesh me te.”

Trump po përpiqet te siguroje edhe mbështetjen e veteraneve dhe ka treguar edhe nje leter, ku 88 gjeneralë ne pension e kane përkrahur ate. Kundërpërgjigjja erdhi menjëherë nga Clinton.

Hillary Clinton: Gjithe fushata e Trump ka qene nje fyerje e gjate per te gjithe ata qe kane veshur uniformen per te mbrojtur vlerat amerikane dhe nje njeri qe gabohet per ta, nuk është e drejte qe te jete komandant i përgjithshëm. Ne do te luftojmë per vlerat tona me aleatet tane dhe nuk do t’i fyejmë ata.

Akuza u shkëmbyen dhe për çështje te politikes se jashtme, ku Clinton e ka cilësuar Trump politikan pa përvoje, ndërsa ai dështake. Deklaratat dy rivalet, Trump e Clinton i bene ne Virginia dhe Florida, dy shtete kyce amerikane. Dy kandidatet pritet te shfaqen per here te pare se bashku ne nje forum per sigurinë kombëtare ne Nevada, te sponsorizuar nga veteranet qe kane luftuar ne Irak dhe Afganistan.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *