Vazhdon shkëmbimi i kërcënimeve mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe liderit komunist të Koresë së Veriut Kim Jong Un. Me anë të një postimi në Twitter, Trump është shprehur se lideri koreano- verior nuk e ka problem të vdesë urie.

 

“Kim Jong Un i Koresë së Veriut, i cili qartësisht është një i çmendur që nuk e ka probleme të vdesë urie, apo të vrasë popullin e tij, do të testohet si kurrë më parë.”

 

Ky reagimi i Trump erdhi pasi lideri i Koresë së Veriut e cilësoi presidentin amerikan një të marrë dhe gangster që i pëlqen të luajë me zjarrin. Pheniani, sipas Kim Jong Un, po konsideron mundësinë per masat të rrepta si kundërpërgjigje për ta detyruar Donald Trump të paguajë shtrenjtë për fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Agjencia shtetërore e vendit komunist, njofton se Pheniani mund të testojë një tjetër bombe me hidrogjen në oqeanin Paqësor.

 

Në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme te Kombeve te Bashkuara, shefi i Shtëpisë se Bardhe paralajmëroi se SHBA do ta shkatërrojë tërësisht Korenë e Veriut, nëse ajo paraqet kërcënim për Amerikën ose aleatët, me programin e saj bërthamor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *