Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij Recep Tayyip Erdogan, po komunikojnë për kordinimin e punës së tyre.

 

Përmes një postimi në Twitter, Trump ka theksuar se presidenti turk “i ka pohuar me forcë se do të çrrënjosë atë që ka mbetur nga ISIS në Siri… ai është një njeri që mund ta bëjë këtë dhe përveç kësaj, Turqia është fare pranë”.

 

Gjithashtu ai ka theksuar se trupat e tyre po kthehen në shtëpi.

 

Ndërkohë më parë Trump është shprehur se dy udhëheqësit diskutuan për planin e tij të tërheqjes, në një telefonatë “të gjatë dhe produktive”.

 

Nga ana tjetër zyra e presidentit turk Erdogan, tha përmes një deklarate se ai dhe zoti Trump kishin rënë dakord për të “siguruar koordinimin mes zyrtarëve ushtarakë, diplomatë dhe të tjerë të dy vendeve për të shmangur një hendek të mundshëm pushteti, që mund të pasonte shfrytëzimin e rastit pas tërheqjes dhe fazes së tranzicionit në Siri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *