Kandidati Donald Trump triumfon në pesë shtete të tjera verilindore në garën e republikanëve duke u vetëshpallur si kandidati i partisë së tij për zgjedhjet e përgjithshme presidenciale që mbahen në nëntor. Ne kampin demokrat, Klinton fiton në 4 nga 5 shtetet ku është votuar përballë rivalit Berni Senders. Pak pas publikimit të rezultateve, ku Trump u shpall fitues në Konektikat, Merilend, Delawer, Pensilvani e Rod Ajlwnd, Trump tha se ka ardhur koha që rivalët e tij të tërhiqen. “E konsideroj veten si kandidatin zyrtar republikan, absolutisht. Sinqerisht i bej thirrje senatorit Kruz dhe guvernatorit Kasic ta lënë këtë garë”, – deklaron Trump. Biznesmenit të njohur i duhen dhe 287 delegatë për të shpallur zyrtarisht kandidaturën. Ai ka një diferencë nga Kruz që përllogaritet në rreth 400 delegatë. Ndërsa në kampin demokrat, Klinton ka fituar në katër nga 5 shtete, duke humbur vetëm në Rod Ajlwnd. Pas publikimit të rezultateve, Klinton deklaroi se pavarësisht votimit, qytetarët duhet të kuptojnë se politikat e saj dhe të Senders kanë më shumë pika të përbashkëta sesa ndarëse. Me këto rezultate, Klinton konsolidon pozitat e saj në garë, me më shumë se 400 superdelegatë dhe rreth 800 delegatë. Trump e Klinton duket se po shkojnë drejt një gare kokë më kokë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të këtij viti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *