E martë, 10 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump: Duhet t’i japim fund konfliktit në Liban

Kandidati për presidencën e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha ditën e sotme se është koha për të përfunduar konfliktin izraelito-libanez.

“Duhet t’i japim fund gjithë kësaj çështjeje”, tha ai.

Kandidati republikan duke folur para një auditori që përfshinte arabo-amerikanë në shtetin e Miçiganit tha: “Unë njoh shumë njerëz nga Libani dhe ne duhet t’i japim fund të gjithë kësaj gjëje”.

Ish-presidenti amerikan gjatë fjalës së tij deklaroi se “ka njerëz në Lindjen e Mesme dhe gjithashtu në Shtetet e Bashkuara që nuk po bëjnë punën e tyre”. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë