E enjte, 8 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump drejtuar Iranit: Ju paralajmërova se më e keqja po vinte, bëni marrëveshje para se të humbisni gjithçka

Në një tjetër qëndrim të ashpër publik kundër Iranit, Donald Trump ka paralajmëruar për përshkallëzim të situatës, duke i bërë thirrje Teheranit të ecë përpara me një marrëveshje ose gjithçka të shkatërrohet.

“I dhashë Iranit shans pas shansi për të arritur një marrëveshje”, skruan Trump në postimin e tij.

Reklamë

Megjithatë, siç pohon ai, pavarësisht përpjekjeve të tyre, iranianët nuk kanë arritur ta përfundojnë marrëveshjen.

“U thashë atyre se nëse nuk e bëjnë, ajo që do të pasojë do të jetë shumë më e keqe se çdo gjë që ata dinë, presin ose janë informuar”, thekson ai.

Reklamë

Presidenti amerikan i referohet në mënyrë të veçantë fuqisë mbrojtëse të SHBA-së, të cilën e përshkruan si ” teknologjinë ushtarake më të mirë dhe më vdekjeprurëse në botë, deri më tani”, duke shtuar se “Izraeli gjithashtu ka shumë nga këto sisteme armësh.”

Në fakt, ai thekson se Izraeli “di si t’i përdorë ato”.

Trump i referohet iranianëve të cilët, siç thotë ai, “folën me guxim”, por nuk kishin ide se çfarë do të ndodhte.

“Tani të gjithë janë të vdekur”, deklaron Trump, duke shtuar se “situata do të përkeqësohet edhe më shumë”.

Siç argumenton ai, deri më tani ka pasur “një numër të madh vdekjesh dhe shkatërrimesh”, megjithatë, ka ende kohë për t’i dhënë fund kësaj “masakre” përpara se të fillojnë sulmet edhe më të dhunshme të planifikuara tashmë.

Presidenti amerikan i bën thirrje udhëheqjes iraniane që të bjerë menjëherë dakord për një marrëveshje, në mënyrë që të shpëtojnë atë që ka mbetur nga ajo që ai e quan “Perandoria Iraniane”.

“Mjaft me vdekje, jo me shkatërrime. Bëjeni tani, para se të jetë tepër vonë”, përfundon ai, duke e mbyllur postimin me urimin: “Zoti ju bekoftë të gjithëve!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë