E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump: Do vendos tarifa ndaj BE! Presidenti i SHBA paralajmeron masa edhe ndaj importeve kineze

Në një konferencë me gazetarët, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është zotuar të martën se do të vendosë tarifa ndaj Bashkimit Evropian.

“Bashkimi Europian është shumë shumë i keq me ne. Ata na trajtojnë shumë keq. Ne kemi një deficit prej 350 miliardë dollarë me Bashkimin Europian. Do të ketë tarifa për ta”, tha Trump.

Reklamë

Ai theksoi se administrata e tij po shqyrton një tarifë ndëshkuese prej 10 përqind  edhe ndaj importeve kineze, sepse fentanili po dërgohet nga Kina në SHBA përmes Meksikës dhe Kanadasë.

“Ne po flasim për një tarife prej 10%  ndaj Kinës  bazuar ne faktin  se ata po dërgojnë fentanil në SHBA nga Meksika dhe Kanadaja. Ndoshta 1 shkurti do të jetë data  që po shohim”, shtoi Presidenti i SHBA.

Ndërsa u pyet çfarë do të ndodhte nëse presidenti rus nuk do të vinte në tryezë për të negociuar që t’i jepet fund luftës, Donald Trump konfirmoi se është e mundshme që  ti vendosen sanksione shtesë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë