Trump do të takohet me ministrin e jashtëm rus Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov këtë të martë do të takohet me presidentin Donald Trump.
Sipas mediave bëhet me dije se zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë kanë sinjalizuar se kontrolli i armëve do të kryesojë rendin e ditës, së bashku me diskutimet që synojnë zbutjen e mosmarrëveshjeve midis Uashingtonit dhe Moskës për Sirinë dhe Ukrainën.
Ideja për bisedime duket se ishte hedhur nga Presidenti rus Vladimir Putin javën e kaluar, kur ai tha se Moska dëshironte të zgjaste pa asnjë kusht deri në fund të këtij viti traktatin e ri për kontrollin e armëve bërthamore START.
Presidenti Trump në samitin e fustit të NATO-s në Londër është shprehur se është në dijeni të dëshirës së Moskës për të arritur një marrëveshje për kontrollin e armëve, por nuk dha hollësi.
Gjithashtu ai ka theksuar se në negociatat mes SHBA dhe Rusisë të përfshinin në një të ardhme edhe Kinën, një fuqi bërthamore në rritje.




