Kandidati republikan për president, Donald Trump është bërë sërish protagonist në media pasi ka deklaruar se do të nisë bisedimet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, për të diskutuar programin e tij nuklear. Deklarata e Trump, që ka sjellë reagime te menjëhershme është bërë në një interviste telefonike për Reuters. “Do të flas me të dhe në të njëjtën kohë do të ushtrojë presion ekonomik mbi kinën për cështjen e armeve bërthamore. Kina mund ta zgjidhe këtë cështje me një telefonate”, – deklaron kandidati republikan. I menjëhershëm ka qënë dhe qëndrimi i këshilltarit të kandidates favorite në kampin demokrat Hillari Klinton. ai tha se deklaratat e Trump në politikën e jashtme janë të pakuptimta. Koreja e Veriut testoi për herë të parë në vitin 2006 armën bërthamore. Kjo u cilësua si një thyerje të marrëveshjeve ndërkombëtare. Pas kësaj liderët koreano-verior kanë kërcënuar për sulme mbi fqinjët e tyre jugor dhe ndaj shtetit amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *