Trump dhe Clinton fitojnë në Arizona

Donald Trump dhe Hillari Clinton vazhdojnë te korrin sukses ne zgjedhjet paraprake ne shtetet amerikane. Ata siguruan se fundi fitore ne Arizona, ku Trump është mbështetur veçanërisht tek votat e konservatoreve per shkak te mesazheve te tij kundër emigranteve. Por ne nje shtet me popullsi ne rritje latine, Clinton nga radhët e demokrateve ka marre votat e minoritetit. Gjate fjalimit te fitores ne Seattle, ajo foli per sulmet terroriste te Brukselit dhe njëherazi i dha nje përgjigje rivalit Trump, qe me herët kishte sugjeruar se SHBA duhet te torturojnë te dyshuarit per terrorizëm.
Hillary Clinton:
Ne jetojmë ne nje bote komplekse dhe te rrezikshme dhe na duhet nje lidership i forte, i zgjuar dhe i qëndrueshëm ne perballjen me keto kërcënime. Ajo per te cilën kemi nevoje me pak janë liderët qe nxisin me shume frike. Ne nuk ngremë mure, nuk u kthejmë shpinën aleateve tanë. Ato qe thonë Trump dhe Cruz janë te gabuara dhe te rrezikshme.
Kundërshtari i Clinton Bernie Sanders ka fituar ne Utah dhe Idaho, ndërsa senatori i Texasit Ted Cruz ne radhët e republikaneve ne Utah. Megjithatë ata mbeten pas dy kandidateve kryesore Trump dhe Clinton, pasi Arizona per shkak te numrit te larte te delegateve i ka lejuar te thellojnë kryesimin ne garën per Shtëpinë e Bardhe.




