Bota
Trump dështon për herë të tretë

Senator John McCain (R-AZ) speaks with reporters after voting against the "skinny repeal" health care bill on Capitol Hill in Washington, U.S., July 28, 2017. REUTERS/Aaron P. Bernstein
Donald Trump dështoi sërish për të rrëzuar ligjin shëndetësor të administratës së ish-presidentit Obama. Pas një nate debatesh, projektligji i Shtëpisë së Bardhë që duhej të rrëzonte “Obamacare” u refuzua nga senati me 51 vota kundër dhe 49 pro. Ligji i Trump është përpjekja e tretë e dështuar për të eliminuar reformën e ish-presidentit Obama. Votimi u vonua dhe u zhvillua gjatë natës, pasi republikanët po përpiqeshin që të bindnin anëtarët e tyre që ta votonin. Disfata tregoi se republikanët nuk mund të bien më dakord.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




