Presidenti amerikan Donald Trump ka dërguar rreth 8 mijë trupa të ushtrisë dhe gardës së shteteve të bashkuara në kufirin jugor me Meksikën me qëllim frenimin e fluksit të emigrantëve.

 

Vendimi i shtëpisë së bardhë vjen pasi presidenti e ka përshkruar karvanin e emigrantëve, të cilët duan të hyjnë në SHBA si pushtues.

 

Shtëpia e Bardhë më herët ka autorizuar që trupat e vendosura në kufirin me Meksikën të përdorin edhe forcë vdekjeprurëse ndaj emigrantëve në rast se nevojitet.

 

Por Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka garantuar se ushtarakët e vendosur përgjatë kufirit do të jenë të paarmatosur dhe se nuk kanë të drejtën për të arrestuar refugjatët.

 

Mattis shtoi se dërgimi i ushtrisë përgjatë kufirit amerikano-meksikan ka për qëllim të mbrojë zyrtarët kufitarë ndaj kërcënimeve të mundshme.

 

Një karvan prej rreth 3.000 emigrantësh nga vendet e Amerikës Qendrore kanë mbërritur tashmë në qytetin meksikan kufitar të Tijuanës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *