Subscribe

Kandidati republikan per Shtëpinë e Bardhe Donald Trump i eshte bashkuar nje debati rreth gjigandit te teknologjisë “Apple”, qe ka refuzuar te bashkëpunoje me FBI-ne dhe zhbllokoje “iPhone”-in e nje terroristi. Behet fjale per nje nga vrasësit e masakrës se San Bernardinos ne Kaliforni dhjetorin e kaluar, ku gjeten vdekjen 14 persona. “Apple” u perplas me Departamentin e Drejtësisë per nje urdhër Gjykate, qe detyron kompaninë te zhbllokoje telefonin, te cilin vazhdon ta refuzoje me argumentin se është e shqetësuar te respektoje privatësinë e përdoruesve te tij. Duke folur gjate nje takimi elektoral Trump u kërkoi amerikaneve qe te bojkotojnë “Apple”, derisa te japë informacionin e kërkuar. Po kështu, nga llogaria e tij ne “Twitter” ai shkroi se përdorte “iPhone” & “Samsung”. Por nese “Apple” nuk ndryshon qëndrim, do te përdore vetëm “Samsung”.
Autoritetet amerikane thone se kërkesa kufizohet vetëm tek nje iPhone i veçante, por per drejtuesit e “Apple” nese do te zhbllokohej nje telefon, do te komprometohej përgjithmonë siguria e produkteve te tij dhe pavarësisht qëllimeve te mira te FBI, mund te cenohet liria qe qeveria amerikane synon te mbroje, Ky qëndrim i “Apple” dhe i kompanive te tjera teknologjike qe e mbështesin, konsiderohet se motivohet nga biznesi dhe jo nga etika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *