Dy rivalet kryesore ne garën per Shtëpinë e Bardhe, Hillary Clinton dhe Donald Trump jane përplasur per nje çështje te ndjeshme, te drejten e mbajtjes se armeve nga amerikanet. Ishte republikani Trump qe sulmoi i pari Clinton gjate takimit te Shoqatës Kombëtare te Armeve, e cila mbështet kandidaturën e tij.
Donald Trump: Hillary kërkon te çarmatose amerikanet qe banojne ne lagje me kriminalitet te larte. Ajo kërkon te jete e pambrojtur nje nene ne Florida, apo nje gjyshe ne Ohajo, qe te mos kene asnje shans per mbijetese. Pergjigjen ish sekretarja e Shtetit, mbështetëse e kontrollit ndaj armeve, ia dha nga nje takim me prinder te fëmijëve te vrare nga armët.
Hillary Clinton: Ne e dime qe lobi i armeve është i fuqishem, me i fuqishmi ne Uashington. Ka kandidate qe do te Benin gjithçka qe ta mbanin ate te lumtur. Vete Trump e tha se ne oren e pare si president, mos e dhente zoti, do te përmbyse vendimet e Obames per te forcuar kontrollet mbi backgroundin e personave qe duan arme.

Kandidatja demokrate kërkon shtimin e masave te sigurise, ne menyre qe armët te mos bien ne duar te gabuara per te shmangur tragjeditë, qe kane ndodhur edhe ne shkolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *