Nuk ishte i pranishëm ne debatin e fundit televiziv te kandidateve republikane për president te SHBA, por mungesa e Donald Trump nuk kaloi pa komente dhe shpoti, as nga moderatorja e Fox News dhe as nga rivalet.

Ted Cruz:

Unë jam maniak dhe çdokush ne kete skene është budalla, i shëndoshe e i shëmtuar. Ndërsa ti Ben je nje kirurg i tmerrshëm. Tani nuk e kemi këtu Donald Trump.

Jeb Bush:

Me mungon disi Trump. Eshte si nje arush per mua.

Te pranishmit ne debat u përplasen per çështjet e emigracionit, luftës kundër shtetit islamik dhe rolin e Amerikës, apo edhe te klimës. Trump ndodhej jo larg tyre, ne nje event bamirësie per emigrantet e luftës, ku komentoi vendimin për bojkot. Ndonëse stafi i Trump sqaroi se bojkoti i debatit erdhi për shkak te trajtimit te padrejte nga moderatorja ne debatet e shkuara, rrjeti Fox News dha nje tjetër version. Trump sipas tij kishte kërkuar 5 milionë dollarë qe televizioni te paguante per nje nga eventet e tij te bamirësisë. Megjithatë, Trump nuk është kandidati i vetëm qe bojkoton një debat televiziv. Ish-presidenti Ronald Reagan ka vepruar po kështu ne vitin 1980 dhe ish-presidenti Bush ne zgjedhjet e vitit 2000. E ndonëse konsiderohet si kandidati kryesor ne radhët e republikaneve per Shtëpinë e Bardhe, ne nje nga takimet e tij ne Universitetin e Ajouas eshte shënuar nje incident. Nje 28 vjeçar qëlloi me domate drejt Trump dhe u ndalua nga policia. Megjithatë multimiliarderi nuk pësoi asnjë problem.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *