E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump bisedë telefonike me Mitsotakis, mediat greke zbardhin detajet

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, ka zhvilluar këtë të hënë një bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Mediat greke raportojnë se biseda mes tyre ka zgjatur rreth 10 minuta. Gjatë bisedës Mitsdotakis ka ftuar Trump të vizitojë Greqinë, por nuk dihet nëse presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve e ka pranuar apo jo.

Po kështu, raportohet se pritet një bashkëpunim më i ngushtë me administratën e re amerikane, për çështje dypalëshe, rajonale dhe ato me interes ndërkombëtar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë