Këtë të marte zhvillohen zgjedhjet vendimtare në Xhorxhia për dy vendet kryesore në senatin e Shteteve të Bashkuara. Garat për dy vende në senat, të cilat përfunduan në balotazh më 3 nëntor, do të përcaktojnë se cila parti do të ketë kontrollin e Senatit, si dhe fatin e axhendës legjislative të presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

 

Donald Trump si dhe president i zgjedhur Xho Baiden mbajtën një fjalim para mbështetësve të tyre në Xhorxhia, duke i kërkuar të votojnë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë këmbënguli edhe njëherë se votat janë të manipuluara dhe se ai do të vazhdojë të luftojë fort.

 

DONALD TRUMP

PRESIDENT NE SHBA

“Është e pamundur të kemi humbur Xhorxhian. Unë mora pjesë në dy zgjedhje. I fitova të dyja. Demokratët po përpiqen të grabisin Shtëpinë e Bardhë, nuk mund t’i lejoni. nëse demokratët liberalë marrin Senatin dhe Shtëpinë e Bardhë ne do të luftojmë shumë fortë. Thjesht nuk mund t’i lejoni të grabisin Senatin amerikan, nuk mund të lejoni që kjo të ndodhë.”

 

Ndërkohë president i zgjedhur Joe Biden në tubimin e tij në Atalanta hodhi akuza të forta ndaj administratës Trump, duke pretenduar se nuk kanë marrë masa për të zgjidhur situatën e pandemisë.

 

JOE BIDEN

PRESIDENT I ZGJEDHUR I SHBA-së

 

“Presidenti kalon më shumë kohë duke u ankuar sesa duke bërë diçka konkrete  për të zgjidhur problemin. Kjo administratë ka patur një fillim të tmerrshëm,Unë nuk e di pse ai ende e dëshiron punën, ai  kur ai nuk dëshiron të punojë, është turp çfarë po ndodh tani me vaksinën”

 

Nëse njëri ose të dy senatorët republikanë në detyrë, si David Perdue dhe Kelly Loeffler, fitojnë zgjedhjet, partia e tyre do të vazhdojë të ruajë kontrollin me një shumicë të ngushtë , duke i dhënë  mazhorancën dhe të drejtën e vetos mbi vendimet e Biden.

Ndërsa një fitore e demokratëve, ajo e Jon Ossoff ose e Raphael Warnock, do të krijonte një ndarje 50 me 50 ne senat, ku vota e nënpresidentes së zgjedhur Kamala Harris do të  jetë përcaktuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *