E enjte, 8 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump: Askush se ndal dot fitoren tonë, kemi gati edhe vaksinën kundër Covid-19

MONTOURSVILLE, PA - MAY 20: U.S. President Donald Trump speaks during a 'Make America Great Again' campaign rally at Williamsport Regional Airport, May 20, 2019 in Montoursville, Pennsylvania. Trump is making a trip to the swing state to drum up Republican support on the eve of a special election in Pennsylvania's 12th congressional district, with Republican Fred Keller facing off against Democrat Marc Friedenberg. (Photo by Drew Angerer/Getty Images)

Në një kohë ku rreth 80 milionë amerikanë kanë votuar deri tani ,Pensilvania, mund të konsiderohet një nga shtetet thelbesore për garën presidenciale,pasi deri tani vetëm nje e treta e popullsisë ka votuar.Edhe per kete arsye  Presidenti Republikan Donald Trump ka zhvilluar tubimin e radhës në Njutaunin e Pensilvanisë.

Gjatë fjalimit e tij trump u shpreh se demokratët i janë frikësuar pasi po shohin shtetet të kthehen në “të kuqe”

Reklamë

 

“Një valë e madhe e kuqe po formohet. Aq të sigurt sa ndihemi të gjithë bashkë, po aq e sigurt është kjo valë që po formohet dhe demokratet  e shohin këtë. Ata e shohin nga të gjitha anët dhe nuk mund të bëjnë asgjë për ta ndalur.”

Reklamë

 

Trump ka përseritur edhe njëhërë se vaksina për ti dhënë fund pandemisë do të jetë gati brenda disa javësh.

 

“Ne kemi bërë një punë të jashtëzakonshme. Ne kemi bërë një punë A-plus. Unë i jap vetes një D, ose ndoshta një F, në lidhje me marrëdhëniet me publikun. Ne e kemi gati vaksinën që do t’i jap fund pandemisë një herë e përgjithmonë dhe do të jetë gati brenda disa javësh. ”

 

Ndërsa rivali demokrat, Xho Biden, i shoqëruar nga sh-Presidentin Barack Obama  ka mbajtur fjalim  në micigan. Bideni ka folur në lidhje me pretendimin e Presidentit Trump i cili akuzoj  mjekët për raportim e te vdekurve.

 

“Çfarë po thotë ky njeri. Ai e thote kete sepse ai vetem leket ka në mendjen e tij.Unë kurrë nuk do ta ngre flamurin e bardhë të dorëzimit. Ne do ta mundim këtë virus ose do ta marrim nën kontroll. Dhe hapi i parë për ta bërë këtë është mposhtja e Donald Trump”

 

Trump ai do të mbajë tubimin e tij të fundit të fushatës në Grand Rapids, ashtu siç bëri në 2016.Ndërkohë Obama dhe Biden do  te mbajnë tubimet e radhes ne në Flint dhe Detroit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë