E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump: Askush nuk më bindi për Iranin, vendimi ishte i imi!

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ulja e tensioneve me Iranin ishte një vendim i marrë prej tij personalisht, duke mohuar se është ndikuar nga ndërmjetësime të vendeve arabe apo nga Izraeli.

Deklarata u bë të premten, gjatë një prononcimi për çështjet aktuale ndërkombëtare. I pyetur nëse arabët apo izraelitët e bindën të mos ndërmarrë një sulm ushtarak ndaj Iranit, Trump u përgjigj: “Askush nuk më bindi, u binda vetë”.

Ai shtoi se e vlerëson faktin që Irani anuloi, sipas tij, “800 ekzekutime”, duke thënë se respekton shumë këtë vendim, pa dhënë sqarime të mëtejshme lidhur me deklaratën e mëparshme për ndihmën ndaj protestuesve iranianë, të cilën kishte thënë se “është rrugës”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë