E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump apelon bllokimin e dekretit migrator

Administrata e presidentit, Donald Trump njoftoi sot se do të apelonte pezullimin e pjesshëm, nga një gjyqtar federal i shtetit të Marilandit, të dekretit të dytë migrator që ndalon përkohësisht hyrjen në SHBA të refugjatëve dhe shtetasve të gjashtë vendeve myslimane.

 

Apelimi u depozitua para gjykatës federale të Greenbelt, në Maryland.

 

Reklamë

Çështja do të trajtohet nga Gjykata Federale e Apelit në Richmond (Virxhinia).

 

Gjyqtari, Theodore Chuang ndërpreu pjesërisht këtë dekret të enjten në mëngjes duke limituar masën e ndërprerjes së dhënies së vizave për gjashtë vende me shumicë myslimane.

 

Ai kishte theksuar se ky dekret i ri ishte konkretizimi, i parashikur prej shumë këhësh, i ndalimit të hyrjes në SHBA të myslimanëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë