Takimi historik mes presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, është anuluar. Mediat amerikane kanë publikuar një letër me anë të së cilës Trump i drejtohet kreut të Phenianit , ku thotë se takimi u anulua për shkak te armiqësisë së hapur të shfaqur nga vendi komunist.

 

“E prisja me padurim takimin me ju. Fatkeqësisht, bazuar në zemërimin e jashtëzakonshëm dhe armiqësinë e hapur të shfaqur në deklaratën tuaj më të fundit, unë mendoj se një takim tani do të ishte i papërshtatshëm që në këtë kohë, të zhvillohet ky takim i planifikuar prej kohësh. Prandaj, ju lutem, le të shërbejë kjo letër për të paraqitur se samiti i Singaporit, për të mirën e të dyja palëve, por në dëm të botës, nuk do të ndodhë”.

 

Trump gjithashtu, nuk nguron të tregojë edhe një herë  aftësitë bërthamore të Washingtonit të cilat janë shumë herë më të mëdha se sa ato të vendit komunist.

 

“Ju flisni për aftësitë tuaja bërthamore, por tonat janë aq të mëdha dhe aq të fuqishme sa unë i lutem Zotit të mos duhet t’i përdorim kurrë”.

 

Në fund presidenti i SHBA-ve e mbyll letrën duke thënë se lideri komunist Kim Jong Un, mund t’i telefonojë nesër kërkon vijimin e dialogut.

 

“Bota, dhe në veçanti Koreja e Veriut, kanë humbur një mundësi të madhe për një paqe afatgjatë, prosperitet dhe mirëqenie. Kjo mundësi e humbur është një moment me të vërtetë i trishtueshëm në histori”.

 

Takimi i shumëpritur ku Trump do të bisedonte ballë për ballë me Kim Jong Un, ishte planifikuar të mbahej më 12 qershor në Singapor. Vendimi për anulimin e takimit i dha fund përgatitjeve diplomatike disa mujore.

 

Më herët zyrtarë të Koresë së veriut kritikuan ashpër komentet e zëvendës presidentit Mike Pence, i cili tha se Koreja e Veriut mund të përfundojë si Libia, ndërsa një zëvendës ministër i punëve të jashtme koreane e quajti Pence “njeri të trashë”. Megjithatë Koreja e Veriut hodhi në erë tunelet e testeve bërthamore.

 

Megjithatë mediat amerikane shkruajnë se tërheqja e Trump, nuk është surprizë pasi Koreja e Veriut ishte bërë gati për një “shfaqje bërthamore” nëse Takimi me presidentin e SHBA-ve dështonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *