Nuk ndalen sulmet dhe akuzat e presidentit Donald Trump per paraardhësin e tij Barak Obama. Vetëm pak dite pasi e sulmoi se organizatorin e protestave kundër administratës se tij, Trump e akuzon Obama se e ka përgjuar gjate fushatës, sidomos ne muajin e fundit te saj. “Sapo kam zbuluar se ai vuri nën përgjim telefonat e “Trump Tower” pak para fitores sime.

 

Ky veprim është një “mekkartizëm”, shkruan Trump në profilin e tij në Twitter, duke shtruar me tej pyetjen: “A është e ligjshme për një president të përgjojë një garë presidenciale?” Një avokat mund t’i bëjë një padi të madhe, meqenëse Obama përgjonte telefonat e mi tetorin e kaluar”, ka thënë Trump. Për kreun e Shtëpisë së Bardhë, ky është një skandal i ngjashëm me atë të “Watergate”. “Ky është Nixon/Watergate. Djalë i keq, apo i sëmurë?”, pyet Trump për Obamën. Ne anën tjeter, presidenti i ka dale serish ne mbrojtje Prokurorit te Përgjithshëm Sesions, duke theksuar se ambasadori rus ka qene 22 here ne Shtëpinë e Bardhe gjate presidencës se Obames.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *