Presidenti Amerikan Donald Trump akuzon Barack Obamën se skandali i 12 oficerëve të inteligjencës ruse të cilët dyshohen se kanë ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 ka ndodhur gjatë presidencës së tij.

 

Ne një postim në twetter Trump shkruan se paraardhësi i tij nuk mori asnjë masë, megjithëse ka qenë i informuar nga FBI.

 

“Historia që dëgjuat dje për 12 rusët, ka ndodhur gjatë administratës të Obames, jo gjatë administratës së Trumpit. Përse ata nuk bënë gjë për këtë, veçanërisht kur u raportua se Presidenti Obama u informua nga FBI-ja në shtator, përpara zgjedhjeve? 

 

Ditët e fundit në SHBA ka pasur tension lidhur me ndërhyrjet e pretenduara të Rusisë në zgjedhje.

 

Njoftimi se rusët ishin akuzuar për sulme ndaj zyrtarëve demokratë gjatë zgjedhjeve, nxitën një luftë të ndezur midis Uashingtonit dhe Moskës.

 

Por Ministria e jashtme e Rusisë  ka hedhur poshtë pretendimet duke i quajtur ato, pjese të një skeme konspiracioni, me synim dëmtimin e atmosferës para takimit të së hënës në Finlandë mes presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin.

 

Të premten një juri federale ngriti akuza ndaj 12 oficerëve të shërbimeve ushtarake ruse të zbulimit, për ndërhyrje në vitin 2016 në rrjetin kompjuterik të kandidates demokrate për presidente Hillary Clinton dhe Partisë Demokratike. Lajmi u njoftua nga Departamenti amerikan i Drejtësisë. Aktakuza, e hartuar nga Prokurori i Posaçëm u bë publike tre ditë para takimit të Trump me Presidentin rus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *