E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump akuzon Clinton se drogohet

Kandidati republikan për president Donald Trump ka akuzuar rivalen e saj demokratike se ka qenë nën efektin e drogës gjatë debatit të saj të fundit. Duke folur gjatë tubimit të tij në Nju Hempshire, Trump ka kërkuar që në përballjen e tyre te fundit televizive të dy kandidatët të zhvillojnë testin e drogës.

“Ne duhet t’i nënshtrohemi një testi droge përpara nisjes së debatit të tret. Sepse, nuk e di cpo ndodhte me Klintonin, por në nisje të debatit të fundit ajo duke shumë energjike në fillim ndërsa në fund ra tërësisht. Ajo nuk mund të shkonte as deri të makina e saj”.

Megjithë përpjekjet me deklarata sensacionale televizive, Donald Trump është ende pas në sondazhe. Në anketimin e fundit të Abc News dhe Uashington Post të njohura për linjën e tyre editoriale pranë republikanëve Klinton kryeson me 47 ndaj 43 % të multimiljarderit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë