Subscribe

Ditën e sotme në Vizionin e Pasdites ka qenë i ftuar nje personazh paksa i pazakontë. Erfan Qose është një iluzionist, ose siç e quajnë njerëzit në zhargon “magjistar”. Përveç bisedës interesante, ku Erfani ka treguar se kur ka nisur të bejë truqet e para të magjisë dhe cilat kanë qenë reagimet e njerëzve, me kërkesë të moderatores ai realizoi disa të tilla live në studio.

 

Ai i cili bëri të djersitet nga sikleti moderatoren ishte një truk që Erfanit iu desh vetëm një fije peri për ta realizuar. Ai mori në duar një fije peri të zezë, pasi e demostroi përpara kameras e futi në gojë dhe me disa lëvizje poshtë qepallës, peri tanimë po dilte nga syri. E tronditur nga ajo që po i shihnin sytë, moderatorja Evi Reçi ishte gjatë gjithë kohës duke djersitur nga sikleti.

 

“Jo të lutem, kam frikë”, u shpreh ajo në momentin që iluzionisti i kërkoi ta ndihmonte me tërheqjen e perit nga syri i tij.

 

Gjatë bisedës, Erfani u shpreh gjithashtu se baza për të mësuar diçka është “Youtub”.

 

“Në internet mund të gjesh gjithçka. Por ndryshe nga piktura, apo artet e tjera, magjia është një art që mund ta vjedhësh lehtë”.

 

Këto truqe, në përgjithësi duken të pabesueshme për njerëzit e thjeshtë, iluzionisti tregon se janë të shpeshta rastet kur i kërkojnë ta bëjë disa herë të njëjtin truk, ose edhe t’ua mësojë atyre.

 

“Nuk mund ta bëj të njëjtin truk 2 herë, është  rregulli i magjisë. Ka nga ata pastaj që më kërkojnë edhe t’jua mësoj se si e bëra”, shprehet ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *