Bilardisti kinez Yu Delu është përjashtuar nga sporti i bilardos për 10 vjet e nëntë muaj pas një hetimi për trukim ndeshjesh.

 

Po ashtu bilardisti tjetër kinez, Cao u përjashtua për gjashtë vjet, po për trukim ndeshjesh. Dënim që sipas BBC, ka zbritur në tre vjetë për shkak se 3 vjetë e gjysmë u pezulluan.

 

Përjashtimi i dy sportistëve kinezë nga sporti I bilardos erdhi pas një hetimi dy vjeçarë nga autoritetet, të cilat kishin ngritur dyshimet për trukime ndeshjesh.

 

Përjashtimi i Yu nga sporti i bilardos është përshkruar dhe si një “goditje ndaj lojërave të fatit”.

 

Yu, manipuloi rezultatin e pesë ndeshjeve gjatë një periudhe tre-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *