E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Trudeau i kërkon llogari Iranit: Drejtësi deri në fund për rrëzimin e avionit me 176 pasagjerë

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, premtoi se do të kërkojë nga Irani drejtësi deri në fund për  për viktimat e avionit ukrainas me 176 pasagjerë të rrëzuar nga autoritetet iraniane në afërsi të aeroportit të Teheranit.

Në këtë ngjarje të rëndë vdiqen edhe 57 shtetas me pashaportë kanadeze.

Reklamë

Justin Trudeau tha se do të ti ndjekë vetë hap pas hapi të gjitha hetimet që Irani do të bëjë për këtë ngjarje.

Autoritetet iraniane fillimisht mohuan rrëzimin e avionit teksa thanë që bëhej fjalë për një gabim teknik, por vetëm 24 orë më vonë, bënë prapaktheu dhe kërkuan falje duke thënë se avioni I pasagjereve ishte rrëzuar gabimisht nga ushtria pasi avionic me pasagjere kishte kaluar afër një baze ushtarake.

 

“Kjo tragjedi nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, dhe unë dua t’ju siguroj se ju keni mbështetjen time të plotë gjatë kësaj kohe jashtëzakonisht të vështirë. Ju na jepni qëllim për të ndjekur me përgjegjësi dhe kërkuar drejtësi për ju. Ne nuk do të ndalemi derisa të marrim një përgjigje, tha Trudeau.

 

Edhe Ukraina ka kërkuar nga Irani hetime të hollësishme dhe mbajtjen e përgjegjësive ndërkohë që në vendin islamik vijojnë protestat kundër udhëheqjes për këtë ngjarje të rëndë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë