E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

TROPOJË/ Sherri me thika në lokal, ndërron jetë në spital 24-vjeçari

Foto ilustruese

Ka ndërruar jetë në spital një nga personat e plagosur ditën e djeshme me thikë nga 40-vjeçari Saimir Sadiku.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal në fshatin Rajë, Fierzë pas një konflikti të çastit. Policia bën me dije se 24-vjeçari Adrian Pepkolaj nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën në spital.

Reklamë

Të plagosur kanë mbetur vëllai i viktimës, shtetasi Valentin Pepkolaj, 32 vjeç dhe shtetasi Shkëlzen Kuka, 45 vjeç.

Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar 5 persona, por jo autorin. Të arrestuarit akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe moskallëzim krimi.

Në pranga ranë shtetasit:

-Andrin Qehaja, 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Xhevolin Macaj, 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Altin Shpendi, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Anton Boçi, 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Jetmir Kuraj, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore përgjëgjësinë penale të secilit prej këtyre shtetasve.

2 të dëmtuarit vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, vijojnë kërkimet intensive për kapjen e shtetasit S. S..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë