Subscribe

Miliona njerëz nuk e kane marre ende veten nga një sulm masiv kibernetik qe goditi të premten kompjuterët e qindra spitaleve, kompanive, bizneseve, universiteteve dhe zyrave qeveritare në 99 vende të botës. Autoret e tij ende nuk jane zbuluar. Vendet me te prekura ishin Britania, SHBA, Kina dhe Rusia.

 

Kompjuterët me sistemin operativ Windows, u infektuan nga një lloj virusi që merr peng kontrollin e sistemit kompjuterik deri sa “viktimat” të paguajnë një shumë prej 300 dollarësh në monedhën elektronike Bitcoin, në këmbim të zhbllokimit të kompjuterëve. Besohet se janë përdorur programet që u vodhën nga hakerat prej agjencisë së Sigurisë Kombëtare Amerikane, NSA. Kompania e sigurisë kompjuterike Avast, njoftoi se ishin identifikuar më shumë se 75 mije sulme.

 

Më të prekurat ishin spitalet në Britani, ku u shënuan sulme në 16 prej tyre. Sipas Shërbimit Shëndetësor britanik, spitalet u detyruan të kthejnë mbrapsht pacientët dhe të devijojnë ambulancat drejt qendrave të tjera mjekësore, por nuk janë prekur të dhëna të tyre.

 

Sulme ndodhën edhe ndaj kompanive spanjolle si ajo telefonike, Telefonica, ndaj bankave ruse, ministrive, apo një laboratori në Itali. Sulmi ndodhi ndërsa Ministrat e Financave të G7 janë mbledhur në Itali për të diskutuar mbi rritjen e bashkëpunimit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *