Boris Johnson njoftoi dorëheqjen si kryeministër i Britanisë së Madhe. Me anë të një deklarate për mediat nga Downing Street, Johnson tha se partia e tij dëshiron një lider të ri.

 

BORIS JOHNSON

ISH-KRYEMINISTER I BRITANISE

Vullneti i Partisë Konservatore është që të ketë një lider të ri dhe për rrjedhojë një kryeministër të ri.

 

Johnson bëri të ditur se procesi i zgjedhjes së udhëheqësit të ri duhet të fillojë sa më shpejtë dhe se ai është i gatshëm të drejtojë derisa sa pasuesi i tij të zgjidhet.

BORIS JOHNSON

ISH-KRYEMINISTER I BRITANISE

Kam rënë dakord me kryetarin e deputetëve tanë, që procesi i zgjedhjes së liderit të ri duhet të fillojë tani. Sot kam emëruar një kabinet për të shërbyer, pasi unë do te drejtoj derisa të vendoset një udhëheqës i ri.

 

Në fund Johnson e mbylli deklaratën e tij duke falenderuar popullin britanik për mundësinë që i dha përpara 3 vjetësh për të shërbyer si kryeministër.

 

BORIS JOHNSON

ISH-KRYEMINISTER I BRITANISE

Mbi të gjitha, dua te falënderoj publikun britanik, për privilegjin e pamasë që më ka dhënë.

 

Largimi i Boris Johnson erdhi pasi ai u përball me një sërë akuzash dhe dorëheqjesh nga kabineti i tij qeverisës, teksa i doli në krah një deputeti të partisë se tij qe akuzohet për ngacmim seksual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *