E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tronditet Moska, modeles i presin fytin

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Rusi. Një modele 24-vjeçare është gjetur e masakruar në një valixhe në apartamentin e saj në Moskë.

 

Sipas njoftimit të policisë, modeles Ekaterina K. i ishte prerë fyti dhe ishte qëlluar disa herë me thikë, më pas trupi ishte kyçur në valixhe. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se krimi ka ndodhur për shkaqe xhelozie.

 

Modelja e njohur, blogere dhe një studente e shkëlqyer, e cila kishte fituar shkollimin për mjekësi, ndiqej nga rreth 80 mijë persona në rrjetin social “Instagram”. Sipas autoriteteve, modelja kishte vetëm pak muaj që ishte ndarë nga i dashuri i saj 35-vjeçar dhe ishte lidhur me një 52-vjeçar./ Tring

Vazhdo të lexosh

Reklamë