Subscribe

Një shpërthim me granatë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në një lokal në Elbasan.

 

Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur shtetasi Albert Altreziu, rreth 32 vjeç, i cili ka qenë dhe pronari i lokalit ku ndodhi shpërrthimi.

 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, në Elbasan ne oren 03:45 të mëngjesit.

 

Sipas policisë në momentin e hedhejs së granatës, pronari i lokalit shtetasi Albert Altreziu ndodhej vetëm në ato momente.

 

I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Shtetasi Albert Altreziu në moshë minorene ka qenë i dënuar për vrasje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *