E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tronditet bota e futbollit, lojtari vritet gjatë ndeshjes

Lajme tragjike për botën e futbollit vijnë nga Meksika, ku një ftubollist u vra brenda në stadium.

Konkretisht dje, futbollisti 31-vjeçar, Sergio Alberto Jauregui, i cili luante në klubin amator Aroseros de Cuautla, u vra me gjashtë plumba gjatë një ndeshjeje në stadiumin Santa Ynez në qytetin e Cuautla.

Sipas dëshmitarëve, një person i armatosur, i cili lëvizte me motoçikletë, ka hyrë në stadium dhe ka qëlluar duke plagosur për vdekje 31-vjeçarin, i cili në atë moment ndodhej në stolin e zëvendësuesve, dhe më pas është larguar. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë