E enjte, 8 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Tronditëse në Korçë/ Nëna lind fëmijën dhe e fut në valixhe, foshnja ndërron jetë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin e Korçës.

 

Reklamë

Një grua ka lindur fëmijën në shtëpi dhe më pas e ka futur në një valixhe. Mësohet se fëmija ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 në qytet.

 

Reklamë

Ndërkohë po bëhet ekspertiza e fëmijës.

 

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi K. A., (emigrant në Greqi) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, se ka gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë.

Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

Më shumë video

Reklamë