Një foshnjë 10 muajshe dha frymën e fundit në duart e prindërve të tij në Britani pasi u rrah brutalisht.

Stephen Boden dhe partnerja e tij Shannon Marsden vranë djalin e tyre të vogël Finley Boden, i cili vdiq në ditën e Krishtlindjeve 2020.

Finley u zbulua se kishte pësuar 130 lëndime të tmerrshme. Gjyqtarja Amanda Tipples tha se çifti, të cilët ishin të dy të varur nga droga, i kishin shkaktuar djalit të tyre mizori të paimagjinueshme, vetëm 39 ditë pasi shërbimet sociale e kishin marrë përsëri në kujdesin e tyre.

Sipas autopsisë foshnja kishte pësuar 71 mavijosje, 57 fraktura në duart e prindërve dhe më pas çifti u dënua me të paktën 29 vjet burg.

Analizat toksikologjike treguan se në gjakun e Finley u gjet kanabis, gjë që tregon se ai duhet të ketë thithur tym në 24 orët e fundit para vdekjes së tij.

Sipas gjykatës, prindërit pas krimit që ata kryen punuan së bashku për t’i mbajtur autoritetet larg Finley për të mbrojtur njëri-tjetrin dhe për të mbuluar aktin e tyre të tmerrshëm. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *