Një krim i tmerrshëm ka ndodhur në Brazil ku një 16-vjeçar vrau prindërit e tij birësues  me çekiç dhe më pas i vuri zjarrin për të mbuluar gjurmët e tij.

Vrasësi u zbulua mëngjesin e së premtes në Rio de Zhaneiro, vetëm pak ditë pas një tjetër tragjedie familjare në Sao Paulo.

Siç u bë e ditur, policia gjeti dy trupa të djegur në shtëpinë e 16-vjeçarit. I riu është arrestuar, sipas Njësisë së Vrasjeve që po kryen hetimet për të përcaktuar motivin e sulmuesit.

Siç raportojnë disa media në Brazil, adoleshenti ka përdorur një çekiç për të vrarë prindërit e tij birësues, të cilët e kishin birësuar në vitin 2014. Pak më vonë, ai doli nga shtëpia dhe shkoi për të ngrënë me një shok. Kur u kthye, i vuri zjarrin dhomës ku ndodheshin dy trupat. Më pas, telefononi zjarrfikësen dhe policinë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *